Moviola e Partizani-Skënderbeu/ Arbitri Koçi konfuz, por nuk ndikon në rezultatin e ndeshjes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 15:45

Moviola e Partizani-Skënderbeu/ Arbitri Koçi konfuz, por nuk ndikon në rezultatin e ndeshjes (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës mes Partizanit dhe Skënderbeut, e mbyllur me shifrat 1-0, u gjykua nga kryesori Andi Koçi.

WhatsApp Image 2024-05-04 at 16.33.22

Mund të themi se gjyqtari nuk ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes, por në tërësi kishte disa hezitime të tij për kartonë të verdhë, por edhe gabime në dhënie të faulleve, kryesisht në favor të vendësve.

16’ Rrapaj hyn në zonë me topin në këmbë, por Merlim e ndal. Ka pretendime për penallti, por Koçi me të drejtë vijon lojën, pasi lojtari i korçarëve heq topin dhe nuk vepron në dëm të mesfushorit të Partizanit. (VIDEO) 

45+1’ Xhantu mësyn drejt zonës, por ndalet me sparkatë nga Sota dhe Murataj. Gjyqtari Koçi vijon lojën, teksa ka protesta nga korçarët. Pamjet tregojnë për ndërhyrje të gabuar të Sotës, por faulli ka ndodhur jashtë zonës dhe VAR nuk ndërhyn dot për penallti. Në rastin më të mirë, Sota meritonte karton të verdhë. Gabim i gjyqtarit Koçi, në një moment kur Xhantu mbeti i dëmtuar për shkak të ndërhyrjes. (VIDEO) 

47’ Sota ndal Xhantu teksa sulmuesi i drejtohej zonës. Koçi vijon lojën, por lojtari i korçarëve mbetet i dëmtuar.  (VIDEO) 

53’ Skuka kalon Merlim dhe niset rrezikshëm nga e majta. Lojtari i Skënderbeut i shkakton faull teknik, por Koçi nuk e ndëshkon, duke e falur, ndoshta si për të kompensuar gabimet e mëparshme.

57’ Partizani shënon me Skukën, por arbitri anësor e anulon për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë i asistentit. (VIDEO) 

64’ Janaqi vendos dorën mbi supin Rrapajt në brendësi të zonës, e vlonjatin, që provokon menjëherë rrëzimin. Partizani kërkon penallti, por kontakti duket shumë i lehtë për një masë të tillë, me Koçin, që i konsultuar edhe me VAR-in vijon lojën. (VIDEO) 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"