Zbulohen rrogat, Murinjo trajneri i dytë më i paguar në botë. Ja lista!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 20:53

Zbulohen rrogat, Murinjo trajneri i dytë më i paguar në botë. Ja lista!

Zhoze Murinjo premton pasion gjatë 3.5 viteve që do të drejtojë Totenhemin, por ai ka firmosur me dyfishin e rrogës që fitonte paraardhësi i tij Mauricio Poçetino në klubin që trofeun e fundit e ka fituar në 1991-shin (Kupa FA). 

murinjo

“Spërsat” e kanë bërë portugezin trajnerin më të paguar të historisë së tyre me 15 milionë paund në vit. Përpara tij është vetëm Pep Guardiola, i cili te Mançester Siti fiton 20 milionë paund në vit.

Portugezi lë pas Diego Simeonen (Atletiko Madrid, 13 milionë paund); Rafael Benitezin (Dalian Jifang, 11.5 milionë paund); Fabio Kanavaron (Guanzhu Evergrande, 10 milionë paund); Zinedin Zidanin (Real Madrid, 10 milionë paund); Antonio Konten (Inter, 9 milionë paund); Tomas Tuhelin (PSG, 8 milionë paund); Ernesto Valverden (Barcelona, 8 milionë paund) dhe trajnerin e kampionëve të Europës, Jyrgen Klopin (Liverpul, 7 milionë paund).

Rrogat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"