Postuar: Mars 17, 2020 | 23:51
Ylli i sportit mëson lajmin e keq, rezulton me koronavirus
Edhe ylli i basketbollit botëror Kevin Duran rezultoi i infektuar me koronavirus.
Klubi i tij Bruklin Nets konfirmoi se 4 lojtarë të tij, mes tyre dhe 31-vjeçari, rezultuan pozitivë në analizat për koronavirusin.
Por ish-MVP-ja e vitit 2014 dhe 2 herë kampioni i NBA-t u shpreh se ndihet mirë dhe dha mesazhin se tani duhet të mendohet për përballimin e situatës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"