“Ylli” i skuadrës i jep lamtumirën Laçit, Skënderbeu shfaq interes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 20:14

“Ylli” i skuadrës i jep lamtumirën Laçit, Skënderbeu shfaq interes

Sulmuesi Rexhinaldo Faje është përshëndetur me Laçin, pas një sezoni fantastik të tij. Nëpërmjet një postimi në Instagram, numri 9 i kurbinasve falenderon të gjithë për gjithçka te klubi i Laçit.

Rexhinaldo

Mbetet për tu parë me mjaft interes cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit, i cili la gjurmë në Kategorinë Superiore. Zënkat me drejtuesit disa javë para përfundimit të kampionatit e bëri që futbollisti të mos vazhdonte të ishte pjesë e bardhezinjve.

Rexhinaldo shënoi 18 gola në kampionat me fanellën e Laçit, duke u renditur shënuesi i tretë më i mirë në Superiore. 27-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Luftëtarit.

Rexhinaldo

Kujtojmë që për Rexhinaldon ka shprehur interes edhe klubi i Skënderbeut, në rast largimi të Soue, sulmuesi nga Mozambiku shikohet si zëvendësuesi ideal i tij.

Rexhinaldo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"