Ylli i Kombëtares Shpresa gati për hapin e madh në karrierë, dy klube të Serisë A interesohen për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2023 | 23:00

Ylli i Kombëtares Shpresa gati për hapin e madh në karrierë, dy klube të Serisë A interesohen për të

Në 19 maj mbushi 20-vjeç, Stiven Shpendi, po jeton një moment të artë në karrierën e tij, teksa shkëlqeu te skuadra e Çezenës në Serinë A.

Shpendiii

Sulmuesi shqiptar, i cili është pjesë e Kombëtares Shpresa, me shumë gjasa në këtë merkato vere do të bëjë një hap të madh për sa i përket të ardhmes. Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga Italia.

U 21 San Marino Vs AlbaniaPh©FPF/Filippo Pruccoli

Vlen të theksohet fakti se në 33 ndeshje këtë sezon me fanellën e Çezenës, Stiven realizoi 13 gola, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij.

Kujtojmë që pjesë e bardhezinjve është edhe vëllai i tij binjak, Kristian Shpendi. Të dy sulmuesit janë pjesë e Kombëtares Shpresa, që drejtohet nga Alban Bushi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"