Xhuliano Skuka gati për të dielën kundër Vllaznisë, Hadroj mbetet në dyshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 15:25

Xhuliano Skuka gati për të dielën kundër Vllaznisë, Hadroj mbetet në dyshim

 Pas atij barazimi të vështirë në transfertën e së shtunës në Laç, Partizani është kthyer pasditen e djeshme në stërvitje. Pas një dite pushim, trajneri Shehi dhe stafi punuan më së shumti në aspektin fizik, duke pasur një program ndryshe për lojtarët që luajtën minuta të plota. Nga dita e sotme stërvitjet pritet të kenë më shumë karakter taktik për të përgatitur planin për ndeshjen ndaj Vllaznisë.

SKUKA

Lajmi i mirë në seancën e djeshme ishte Xhuliano Skuka. Dibrani, i cili luajti vetëm 45 minuta në Laç dhe kërkoi ndërrim më pas, u stërvit me ekipin. Dibranit, që nga ardhja në janar, i është dashur të ulë disa kilogramë nga pesha e tij trupore dhe ka mbajtur dietë mjaft strikte. Ky regjim i ri i ka shkaktuar probleme së fundmi, duke shfaqur një anoreksi momentale, që po korrigjohet me shpejtësi. Dibrani ka kohë mjaftueshëm për të ardhur në gjendje maksimale dhe të dielën pritet në fushë. Ai është më se i nevojshëm, pasi Cara mungon prej të kuqit ndaj Laçit. Nga kjo mungesë Shehi është në vështirësi, pasi kavajasi është anësori i vetëm tipik në skuadër.

Me mungesën e Carës, do t’i duhet të improvizojë, diçka që nuk ka pasur sukses deri më tani, pasi kur ka munguar Tedi, fitorja nuk ka ardhur. Sakaq, në rrezik për të dielën është Andi Hadroj. Pukjani ka probleme muskulore dhe sot ka ditën e përgjigjeve të testeve të kryera. Te Partizani po kryqëzojnë gishtat që mbrojtësi i djathtë të mos ketë diçka serioze, pasi në të kundërt do të lindnin probleme të reja. Vetë trajneri pas ndeshjes nuk e konsideroi si alarmante gjendjen e Hadroj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"