Xhixha, Ismajlgeci apo Ikardi me Rashicën? Short i tmerrshëm në Champions për fituesen e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 0:20

Xhixha, Ismajlgeci apo Ikardi me Rashicën? Short i tmerrshëm në Champions për fituesen e Superiores

Pak ditë na ndajnë nga mbyllja zyrtarisht e kampionatit të Kategorisë Superiore dhe për të mësuar përfundimisht se cila mes Tiranës dhe Partizanit do të shpallet kampione. Por cilado qoftë ajo skuadër që do të çojë lart trofeun, duhet të përgatitet për një pjesëmarrje shumë të vështirë në Ligën e Kampioneve.

champions shorti

Pjesa më e madhe e kampionateve në Europë kanë dhënë verdiktet e tyre sa i përket titullit dhe koeficienti i ulët në UEFA i dy skuadrave kryeqytetase në krahasim me emrat që janë në turin e parë kualifikues në Ligën e Kampioneve, bën që ata të përballen me emra të frikshëm që janë dukshëm më favoritë në letër.

Rivalë të mundshëm për kampionin e Shqipërisë janë skuadra si Ferencvaroshi, Karabaku i Redon Xhixhës, Sherif Tiraspoli, Zrinjski i Marsel Ismajlgecit apo edhe Makabi Haifa. Mbeten për t’u konfirmuar ende matematikisht në kampionatet përkatës, por dy emrat që plotësojnë një vazo skuadrash kryesore me të vërtetë të frikshme në turin e parë janë edhe Gallatasaraj nga Turqia me Ludogorets në Bullgari.

Faksimile e vazos së skuadrave të forta

Faksimile e vazos së skuadrave të forta

Duke pasur parasysh se UEFA bën gjatë shortit një mini-ndarje të rajoneve të Europës për çështje logjistike dhe shkurtimi të udhëtimeve, kampionia e Shqipërisë nuk parashikohet të luajë me skuadrat në Perëndim të Europës, gjë që bën mëse të mundshëm përballjen me ekipet e sipërpërmendura. Gjë që padyshim do të bënte shumë të vështirë kalimin e turit në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Faksimile e vazos së skuadrave të dobëta

Faksimile e vazos së skuadrave të dobëta

Edhe skuadrat e tjera shqiptare, Ballkani në Kosovë dhe Struga në Maqedoninë e Veriut, gjenden në të njëjtën situatë, pasi rreshtohen përkrah fitueses së Superiores në vazon e ekipeve të dobëta në shortin e turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"