Xhaka shpërthen ndaj De Biazit: Mua më dhimbset Shqipëria, ndërsa trajnerit lekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 17:50

Xhaka shpërthen ndaj De Biazit: Mua më dhimbset Shqipëria, ndërsa trajnerit lekët

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka bërë një reagim të ashpër ndaj trajnerit të Xhani De Biazi. Ai ka mohuar fjalët e thëna nga trajneri dje në konferencë për shtyp, i cili u shpreh se futbollisti i Bazelit u largua nga grumbullimi i kombëtares për shkak të një problemi.

xhaka de biazi

Xhaka ka konfirmuar për “Top Channel” prapaskenat e zbardhura nga “Panorama Sport” duke thënë se i ka kërkuar sqarim trajnerit për faktin që nuk u aktivizua ndaj Italisë dhe nuk ka marrë një përgjigje nga ai. Futbollisti ka pranuar se u largua nga kombëtarja për shkak të problemeve me De Biazin dhe tashmë nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e tij në kombëtare për aq kohë sa italiani do të vazhdojë të jetë në drejtim të ekipit.

Reagimi i plotë i Taulant Xhakës

xhaka

Postimi i “Procesi Sportiv” në Facebook me reagimin e Taulant Xhakës

“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën . Une Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat.

Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"