Xhaferi, i entuziazmuar pas goleadës: Spektakël i jashtëzakonshëm! Rezerva për gjykimin, sot fituam kundër të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 22:35

Xhaferi, i entuziazmuar pas goleadës: Spektakël i jashtëzakonshëm! Rezerva për gjykimin, sot fituam kundër të gjithëve

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë, e ka cilësuar një fitore të jashtëzakonshme atë të shkodranëve ndaj Dinamos.

Alban Xhaferi

Duke folur për mediat pas sfidës, ai i thuri elozhe ekipit, ndërsa nuk fshehu pakënaqësinë e tij për disa vendime të gjyqtarit Kridens Meta.

“Kjo është gjëja më e bukur se pamë një futboll të bukur dhe një skuadër që ndërvepron e gjitha bashkë. Kjo ishte gjëja më e mirë dhe të gjithë bashkë ia arritëm një qëllimi, ishte një spektakël i jashtëzakonshëm në Shkodër. Për këtë jemi të lumtur të gjithë se ishte një futboll i bukur, çunat bënë më të mirën dhe sot ishim me të vërtetë fantastikë dhe dua t’i përgëzoj.

Vllaznia për titull? Sigurisht kemi hyrë për këtë objektiv dhe kjo ndeshje absolutisht është diçka e bukur. Por kampionati është i gjatë sepse bëhet fjalë për skuadra të forta dhe është një kompeticion shumë i fortë.

Kam rezervat e mia për gjykimin por besoj se do të jetë një procedurë që do e ndjekim me federatën. Kam rezervat e mia, skuadra e meritoi dhe fitoi kundër të gjithëve.

Dua të them se Vllaznia do të luajë lojëra të bukura dhe do të luajë për të arritur objektivat që kemi caktuar.

Gabimet në mbrojtje? Pas ndeshjes do të bëhet analiza dhe mendoj se ka disa probleme që duhet të korrigjohesh. Këtë vit kemi një sulm të jashtëzakonshëm dhe është diçka shumë e mirë por pa mbrojtje nuk mund të funksionojë. Por besoj se grupi teknik do të marrë masa dhe besoj çunat do të përformojnë shumë mirë”, tha Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"