Volejbollistja shqiptare habit italianët, deformon topin në shërbim

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 15, 2018 | 16:52

Volejbollistja shqiptare habit italianët, deformon topin në shërbim

“Fuqia e një ‘lokomotive’ të skuadrës ‘Lpm Pallavolo Mondovì’!”, shkruajnë mediat italiane për volejbollisten e talentuar të ekipit tonë kombëtar, që luan në serinë A2 në kampionatin kombëtar italian. “Volejbollistja Erblira Bici ‘shtrembëron’ topin gjatë një shërbimi në fitoren 3-0 të skuadrës së saj, ‘Lpm Pallavolo Mondovì’, ndaj ‘SIGEL Marsala Volley’, gjatë setit të tretë, kur ajo po realizonte pikën e 22-të! Erblira është duke u ngjitur nëpërmjet punës dhe përkushtimit në stërvitje”, shkruhej midis të tjerave.

erblira bici

Duke vijuar më tej, shtypi italian thekson: “Ka nisur të shfaqet ulërima e një kampioneje. Janë 15 pikë të tjera të shënuara nga volejbollistja me numrin 1 në skuadrën e Mondovit dhe është regjistruar një tjetër fitore karakteri për skuadrën e saj.

erblira-bici-me-krahet-hapur

Edhe pse kanë mbetur 14 ndeshje deri në fund të kampionatit, skuadra për të cilën luan lojtarja e kombëtares kuqezi është shumë pranë titullit kampion. Duke qenë se i ka mundur në fazën e parë të dy rivalet kryesore të kreut, por edhe pretendentet e tjera, duket se kundërshtarja e vetme për skuadrën e shtatlartës shqiptare, do të jetë vetëm vetja, drejt marshimit në Serinë A1. Përgëzime, Erblira!”, përfundon komenti i shtypit italian.

Bici2






www.minuta90.com