VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu, tepër i fortë për Pogradecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 15:27

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu, tepër i fortë për Pogradecin

Pasi e mbylli fazën e parë në krye, Skënderbeu i volejbollit të femrave vijon ecurinë e shkëlqyer edhe në Kupë. Korçaret e Orlando Kojës kanë siguruar fitoren e tretë në grup, sukses që ka ardhur sërish në shifra të pastra, këtë herë në derbin e juglindjes kundër Pogradecit. Takim i zhvilluar të shtunën në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” foli për skuadrën korçare, e cila u shfaq dominuese në të tria setet, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren.

volej femra

11-25, 15-25 dhe 19-25 ishte verdikti i seteve në favor të vajzave korçare, në një takim që zgjati 65 minuta. Me këtë fitore Skënderbeu i konsolidon edhe më tepër pozitat në vend të parë në Grupin A, me një ecuri perfekte prej 9 setesh të fituara dhe asnjë të humbur. Për Grupin A të shtunën u zhvillua edhe përballja ndërmjet Barletit dhe Lushnjës. Universitaret e Altin Gorenxës triumfuan gjithashtu me rezultatin e pastër 3-0, takim i zhvilluar në “Asllan Rusi”.

Diferencat ndërmjet ekipeve ishin të mëdha, me Barletin që i fitoi setet 25-19, 25-17 dhe 25-17, duke i mbyllur llogaritë në harkun kohor të 65 minutave. Kjo ishte fitorja e parë në grup për kryeqytetaset, pas dy humbjeve në sfidat e para. Ndërsa nga ana tjetër, Lushnja vijon të regjistrojë vetëm humbje si në kampionat gjithashtu edhe në Kupë. Për sa u përket ndeshjeve të Grupit B, Tirana dhe Partizani kanë shënuar fitore të pastra. Vajzat bardheblu mposhtën më 16 nëntor Teutën në “Farie Hoti”, duke ruajtur kryesimin e grupit, ndërsa të premten të kuqet triumfuan në transfertë ndaj Vllaznisë.

3 2 1

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"