Vllaznia pazar në vendet fqinje, Ristevski pret… rrogat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 17:59

Vllaznia pazar në vendet fqinje, Ristevski pret… rrogat

Vllaznia bëri lëvizjen e parë në merkato, por nuk do të jetë assesi e fundit. Klubi po negocion për të bindur Realdo Filin dhe Rubin Hebajn, emra që kërkohen prej vetë trajnerit.

Jonuz Vllaznia

Por me fierakun dhe shkodranin, duket s’e nuk kanë asgjë në vijë. I pari nuk ka marrë letrat nga Luftëtari dhe më shumë po joshet prej Laçit, ndërsa i dyti preferon që të luajë jashtë Shqipërisë dhe vetëm nëse nuk gjen diçka që ia vlen, mund të marrë në konsideratë ofertën e ekipit “mëmë”.

Gjithsesi, drejtuesit janë duke i marrë që të gjitha masat për të mos mbetur “peng” të emrave të mësipërm. Ata e kanë përqendruar vëmendjen te tregu fqinj, aty ky Mirsad Jonuz ka edhe njohje më të mëdha. Duket se kriter i panegociueshëm i trajnerit për këtë merkato është që t’i ketë parë më parë futbollistët. Dhe kjo kuptohet qartazi te largimet e konfirmuara dhe ato të pritshme, të cilat nuk kanë qenë zgjedhje e vetë maqedonasit. Sikundër është bërë e ditur, është shpallur “divorci” me Emerson dhe Uenderson.

Por, brazilianët nuk do të jenë të vetmit në listën e daljeve. Në ikje është edhe Kojokaru dhe Ristevski. Moldavi nuk është kthyer në Shkodër, ndërsa i dyti po. Ai ka ardhur për të marrë pagat e prapambetura dhe mbyllur një herë e mirë këtë aventurë. Të vetmit që e kanë vendin të sigurt në ekip janë Hygor dhe Godfrej. Ata nuk i janë bashkuar ende Vllaznisë, por vetë trajneri e sqaroi se do të kthehen shumë shpejt në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"