Vllaznia nuk është e qetë para Europës, nisin përplasjet e futbollistëve me trajnerin Memelli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2023 | 21:58

Vllaznia nuk është e qetë para Europës, nisin përplasjet e futbollistëve me trajnerin Memelli

Vllaznia ka zhvilluar një test kontrolli brenda skuadrës. Kështu, përballë njëri-tjetrit janë vendosur ekipi i parë me të dytin, por gjithsesi ka pasur edhe alternime futbollistësh gjatë kësaj ndeshjeje. Një provë gjenerale para sfidës së të enjtes në Belfast.

vllaznia

Në fund të këtij testi kontrolli, ndeshja përfundoi në barazim me rezultatin 1- 1. Në pjesën e parë ka shënuar Ildi Gruda për ekipin e dytë. Ndërkohë, në të dytën, Esat Mala do të shënonte për ekipin e parë dhe do të barazonte shifrat në 1-1. Përfundimisht, kjo ndeshje kontrolli përfundoi në barazim, me trajnerin Migen Memelli që ishte shumë kërkues ndaj futbollistëve në këtë test miqësor brenda skuadrës.

Tashmë, në ditët e ardhshme pritet të realizohen edhe përgatitjet e fundit për ndeshjen e së enjtes që do të luhet ndaj Linfildit në Belfast. Por mesa mësohet, përzgjedhja e formacionit të parë nuk është pritur mirë nga gjithë lojtarët. Reagimet ndaj stafit teknik mësohet se kanë qenë të ashpra. Me sa mësohet, kanë filluar edhe përplasjet e pakënaqësitë e para të lojtarëve dhe teknikut Memelli. Tashmë i del për detyrë stafit teknik të mendojë zgjidhjet e duhura për të dyja ndeshjet ndaj irlandezoveriorëve të Linfildit me kontingjentin aktual që kanë në stërvitje.

dddsaasdsad

KRYMI – Ardit Krymi nuk është përfshirë në listën e federimit për ndeshjet e turit të parë të “UEFA Europa Conference League”. Drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë të detyruar të mos e përfshijnë në këtë listë Krymin. Megjithatë, shpresat janë që në rast kualifikimi për në turin e dytë, ai të federohet më pas, dhe të debutojë ndaj kundërshtarëve polakë. Në mungesë të ardhjes së Krymit, për momentin nuk ka surpriza të tjera te lista e Vllaznisë.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL