Vllaznia me komunikatë zyrtare, njoftohet largimi i dy titullarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 9:45

Vllaznia me komunikatë zyrtare, njoftohet largimi i dy titullarëve

Pas Herald Marku edhe Aleksander Isaevski largohet zyrtarisht nga Vllaznia. Ka qenë vetë klubi shkodran që ka njoftuar largimin e dy futbollistëve.

MARKU ISAEVSKI

Në faqen zyrtare, kuqeblutë kanë bërë të ditur se Isaevski dhe Marku kanë përfunduar kontratat dhe është vendosur që ato të mos rinovohen. Marku tashmë ka vendosur të kalojë të Partizani, ndërsa për Isaevskin nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën, ndonëse ofertat nuk i mungojnë.

“Vllaznia njofton përfundimin e kontratës me futbollistët Aleksandar Isaevski dhe Herald Marku. KF Vllaznia i falënderon ata për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe iu uron  shumë suksese në karrierën e tyre sportive”, thuhet në komunikatën e Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"