Vllaznia mbështet trajnerin: Vazhdojmë përpara me Cungun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2016 | 21:49

Vllaznia mbështet trajnerin: Vazhdojmë përpara me Cungun

Vllaznia i jep besim trajnerit Armando Cungu, pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Laçit në shtëpi. Gjatë analizës që iu bë kësaj disfate para fillimit të stërvitjes së sotme në “Reshit Rusi”, administratori Gjyrezi dhe drejtori teknik Zeka konfirmuan mbështetjen maksimale për teknikun.

????????????????????????????????????

Përmes një komunikate zyrtare, klubi kuqeblu gjithashtu bën me dije se nuk do të ketë asnjë gjobë për humbjen e së dielës, por ekipit i është vënë kusht fitorja në duelin e radhës me Teutën.

“Administratori Gjyrezi, ndryshe nga sa mund të përflitet, ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë gjobë apo masë tjetër ndëshkimore për futbollistët, por thjesht u është vënë kusht fitorja me çdo kusht e ndeshjes me Teutën. Njëkohësisht, ai në emër të klubit, i ka dhënë mbështetjen maksimale trajnerit Cungu për të vazhduar punën dhe projektin e përbashkët që është nisur, për të ndërtuar atë Vllazni që dëshirojnë të gjithë shkodranët”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e klubit shkodran.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"