Vllaznia humbet kapitenin Lika, ja formacioni që do të zbresë nesër në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 15:11

Vllaznia humbet kapitenin Lika, ja formacioni që do të zbresë nesër në fushë

Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, duke fituar dy ndeshjet e para, ndërsa nesër do të presë në “Loro Boriçi” rivalin direkt në luftën për elitën, Dinamon. Trajneri Hasan Lika ka nisur prej disa ditësh përgatitjet për këtë takim që është shumë i rëndësishëm për sa i përket vazhdimësisë.

VLLAZNIA

LIKA

Por, tekniku ka marrë dje një lajm të keq në prag të sfidës ndaj bluve. Kapiteni Gilman Lika nuk do të mund të luajë në ndeshjen e nesërme, pasi ka një dëmtim muskulor. Stafi mjekësor ka bërë të ditur se mesfushori nuk arrin të rikuperohet dot për të qenë gati për sfidën ndaj Dinamos. Në këtë mënyrë, pritet që në vend të tij të aktivizohet Dejvi Bilali.

Në takimin e së premtes nuk priten shumë ndryshime dhe trajneri Lika do t’u besojë atyre lojtarëve që kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para të kampionatit. Në  portë do të jetë Sherri, ndërsa në mbrojtje do të vendosen Gocaj në të djathtë e Gurishta në të majtë. Dyshja e repartit difensiv do të përbëhet nga Ignat dhe Zeqaj.

Formacioni i mundshem Vllaznia

Në mesfushë nga e djathta do të jetë Bilali, Tafili e Krymi në qendër, ndërsa Hajdari në të djathtë. Zogaj do të luajë përpara mesfushorëve dhe në majë të sulmit i vetëm braziliani Xhunior. Një takim i vështirë për shkodranët që do të kërkojnë të marrin 3-pikëshin dhe të udhëheqin më pas të vetëm renditjen e Grupit A.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"