Vllaznia “harron” të shënojë, tjetër barazim pa gola në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 18:39

Vllaznia “harron” të shënojë, tjetër barazim pa gola në miqësore

 

Tjetër barazim pa gola për Vllazninë e Bradariç. Pas sfidës ndaj Apolonisë, shkodranët nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës as në përballjen e sotme ndaj Bylisit të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Peqinit.

Vllaznia

Pavarësisht rasteve të shumta të prodhuara nga të dyja skuadrat, në fund, si shkodranët ashtu edhe ballshiotët nuk arritën ta dërgonin dot topin në rrjetë.

Të dy trajnerët i dhanë shansin thuajse të gjithë lojtarëve që kishin në dispozicion për të parë gjendjen e tyre, në pritje të fillimit të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"