Vllaznia e nisi drejt Japonisë si sukses, Dunga mund të përfundojë në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 23:47

Vllaznia e nisi drejt Japonisë si sukses, Dunga mund të përfundojë në Turqi

Ismael Dunga është padyshim pjesë e suksesit të Vllaznisë në sezonin e kaluar. Një sukses jo vetëm në aspektin futbollistik, por edhe të menaxhimit dhe projektit të shkodranëve për të përfituar edhe nga shitjet e futbollistëve. Por aventura e tij në Japoninë e largët mund të ndërpritet shumë shpejt.

dunga

Lojtari dha kontributin e tij në pjesën e parë të sezonit dhe më pas i dha lamtumirën kuqebluve për të firmosur për klubin e njohur japonez Sagan Tosu. Vllaznia përfitoi rreth 10 mijë dollarë nga largimi i lojtarit, mes kuotës së transferimit dhe rrogave që kurseu për pjesën e dytë të edicionit nga keniani. Ndaj kjo u vlerësua si një lëvizje e suksesshme e kuqebluve, të cilët kishin firmosur me lojtarin vetëm në verën e kaluar.

Por aventura aziatike për Dunga nuk po shkon siç mendohej dhe lojtari është pranë kthimit në Europë. Sipas informacioneve nga Turqia, lojtari kërkon largimin nga klubi aziatik ku nuk është titullar dhe ka nisur kontaktet me Menemenspor në kategorinë e dytë turke. Klubi i cili monitoron rregullisht kampionatin shqiptar, njeh cilësitë e Dungës dhe për këtë arsye, bisedimet janë në fazën e avancuar e mund të konkretizohen shpejt me transferimin e ish-sulmuesit të L:uftëtarit, Tiranës e Vllaznisë në kampionatin turk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"