Vllaznia e basketbollit me trajner të ri, emërohet në pankinë Nikola Milatoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 12:47

Vllaznia e basketbollit me trajner të ri, emërohet në pankinë Nikola Milatoviç

Vllaznia e Basketbollit të sezonit të ri 2021/2022 do të drejtohet nga Nikola Milatoviç. Vllaznia e Basketbollit synon të arrijë lart ku ka arritur të afrojë dhe basketbollistë cilësorë.

MILATOVIC

Gjatë sezonit të kaluar, Vllaznia nuk mundi dot të fitonte asnjë prej trofeve, asaj të Kupës dhe kampionatit.

Me ardhjen në pankinë të Milatoviç, skuadra shkodrane beson se mund të arrijë tek triumfi i titullit të 10-të kombëtar.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"