VLERAT E LOJTARËVE/ Hysaj në “Top 10”, ja më të shtrenjtët sipas roleve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 17:16

VLERAT E LOJTARËVE/ Hysaj në “Top 10”, ja më të shtrenjtët sipas roleve

Çdo  muaj “Cies Observatory Football”, grup hulumtues që boton studime dhe analiza statistikore në botën e futbollit, përditëson renditjen e lotjarëve më të shtrenjtë në botë duke përdorur një algoritëm të veçantë. Dhe i pari me një vlerë prej 216.5 milionë euro është lojtari francez Kilian Mbape.

Mbape

19-vjeçari lë pas në këtë renditje sulmuesin e Totenhemit, Harri Kejn në vendin e dytë me 197.3 milionë euro dhe Nejmarin me një vlerë prej 197 milionë eurove. Në Top 10 mungon emri i Kristiano Ronaldos i cili mund të ishte një përfaaësues i denjë i Seria A, por ai është panalizuar nga fajtori i regjistrit.

ederson

Kështu nga elita e futbollit italian është vetëm Paulo Dibala që ndodhe në vendin e 10-të me një vlerë prej 155.6 milionë euro. Për sa i përket portierit më të shtrenjtë është Ederson i Mançester Sitit me 102 milionë euro duke lënë pas Ter Shtegen dhe Alison.

Dele Ali Totenhem

Për repartin e mbrojtjes është Umtiti i Barcelonës me një vlerë prej 99.2 milionë eurosh. Nga mesfushorët është Dele Ali ai që kryeson listën. Ndërkohë në renditjen e 10 mbrojtësave më të kushtueshëm është dhe Elseid Hysaj me një vlerë prej 51.3 milionë eurosh.

Hysaj555

1. Kylian Mbappé (PSG): 216.5 million
2. Harry Kane (Tottenham): 197.3 million
3. Neymar (PSG): 197 million
4. Mohamed Salah (Liverpool): 173 million
5. Philippe Coutinho (Barcelona) : 171.3 million
6. Lionel Messi (Barcelona): 170.6 million
7. Raheem Sterling (Manchester City): 164.6 million
8. Lukaku (Manchester United): 164.3 million
9. Antoine Griezmann (Atletico Madrid) : 157.7 million
10. Paulo Dybala (Juventus): 155.6 million.

01 02 03

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"