“Vlen 300 mijë euro dhe do të firmosë kontratë 1 vit e gjysëm”, në Rumani zbulojnë të ardhmen e “gjermanit” Vesel Limaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 0:20

“Vlen 300 mijë euro dhe do të firmosë kontratë 1 vit e gjysëm”, në Rumani zbulojnë të ardhmen e “gjermanit” Vesel Limaj

Nuk ka dyshime, Vesel Limaj do të vijojë karrierën në Rumani.  Mesfushori i cili doli kampion me bardheblutë do të bëhet pjesë e skuadrës rumune të Hermanstadt.

VESEL LIMAJ 1

Lajmi është konfirmuar edhe nga “Fantatik.ro”, që i ka bërë jehonë transferimit të 26-vjeçarit, i cili ditën e nesërme do të firmosë kontratë 1.5 vjeçare. Për shkak të pasaportës gjermane që Limaj ka, ai është kategorizuar nga media rumune si mesfushori gjerman, vlera e kartonit të tij nga “Transfermark” shkon 300 mijë euro.

Limaj

Hermanstadt renditet në mesin e klasifikimit të Superligës rumune, teksa pas 23 ndeshjes ka grumbulluar 24 pikë. mesfushori do të tentojë të ndihmojë skuadrën për t’u renditur në gjashtë vendet e para, që do i garantonte jo vetëm qëndrimin në elitën e futbollit rumun, por do e mbante në garë për një vend për në Kupat e Europës.

Vlen të theksohet fakti se Hermanstadt është dënuar nga Federata me minus 9 pikë. Limaj largohet nga Shqipëria pas pesë vitesh e gjysmë, teksa në edicionin 2016-2017 u transferua tek Bylis, për të kaluar më pas tek Kukësi për tre edicione, para se të shkonte te Tirana, ku edicionin e shkuar fitoi titullin kampion si protagonist, duke u aktivizuar në 35 ndeshje e duke shënuar dhe 5 gola.

Në gjysmën e parë të këtij edicioni, Limaj nuk gjeti shumë hapësira, duke gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e bardheblu për të ndërprerë bashkëpunimin me konsensus, gjashtë muaj para fundit të kontratës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"