Vjen trajneri i tretë për këtë sezon te Shkumbini, prezantohet Gjoni. Suta drejtor sportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 16:38

Vjen trajneri i tretë për këtë sezon te Shkumbini, prezantohet Gjoni. Suta drejtor sportiv

 

Shkumbini nuk po gjen rehat për stolin. Pas Hetlen Çapjas dhe Ferdinad Bilalit, klubi ka zyrtarizuar trajnerin numër “3” për këtë sezon. Skuadrën do ta drejtojë për pjesën e mbetur të sezonit, Vladimir Gjoni. Ish-tekniku i Turbinës, Erzenit, Burrelit, Luftëtari dhe Egnatias, është prezantuar një ditë më parë këtë detyrë.

vladimir gjoni shkumbini

Ai nuk vjen vetëm, pasi presidenca ka marrë edhe një drejtor të ri sportiv. Këtë rol ia kanë besuar Anxhelo Sutës, i larguar pak ditë më parë nga Gramshi. Me këto lëvizje, priten zhvillime edhe në merkato. Sa i përket pjesës tjetër të stafit teknik, nuk ka ndryshime. Zv.trajnere vazhdon të jetë Iknur Aktash, turkja e afruar që në nisje të këtij kampionati. Ishte presidenti Ali Kasa që i ka konfirmuar këto lëvizje, ndërsa për gazetën tha: “Ekipi nuk ka arritur objektivin.

Për këtë arsye, erdhën këto ndryshime të mëdha. Ndryshime që prekën kreu i pankinës dhe lojtarët, sidomos ato të afruarit në merkaton e verës. Pasi mbyllëm bashkëpunimit me Ferdinand Bilalin, vendosëm që të merrnim si trajner Vladimir Gjoni”. Edhe trajneri i ri është shprehur i kënaqur për rikthimin në shtëpi, sikundër e quajti ai. “Nuk erdha pa shkak në Peqin. I besoj projektit të presidentit dhe se të gjithë bashkë do japin më të mirën për rikthimin e Shkumbinit në Kategorinë e Parë”, tha Gjoni.

LULZIM RESULI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"