VIDEO+FOTO/ Reali prezanton goditjen e madhe të merkatos, Belingam merr numrin legjendar të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 20:25

VIDEO+FOTO/ Reali prezanton goditjen e madhe të merkatos, Belingam merr numrin legjendar të…

Xhud Belingam është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist i Real Madridit. Në një konferencë të gjatë shtypi, Belingam i përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që klubi kishte përgatitur edhe një video prezantimi të lojtarit, me momentet më të bukura të karrierës së tij që nga fillimi.

BELINGAM

Belingam ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin 5. Ndoshta për një lojtar si Belingam, duket një numër jo i zakonshëm megjithatë është një numër me shumë vlerë kur bëhet fjala për Real Madrid. Në të shkuarën, numrin 5 te Reali e ka mbajtur edhe legjenda Zinedin Zidan.

Belingam u transferua nga Dortmundi për shumën e 100 milionë eurove ndërkohë që edhe 30% do të rritet shuma për shkak të bonuseve.

belingam

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"