VIDEO+FOTO/ Penallti pa e prekur rivalin? Te Tirana shfryjnë për finalen e humbur me Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2022 | 18:26

VIDEO+FOTO/ Penallti pa e prekur rivalin? Te Tirana shfryjnë për finalen e humbur me Apoloninë

Apolonia është shpallur këtë të shtunë kampione e Shqipërisë për U19 në edicionin 2021-2022, pasi ka mundur në finale Tiranën, një finale dramatike e vendosur nga një gol me penallti në minutat shtesë të takimit.

WhatsApp Image 2022-05-30 at 4.15.30 PM (1)

Një episod që ka hapur shumë diskutime dhe ka sjellë pakënaqësi të madhe në radhët e bardhebluve. Në kampin e kryeqytetasve pretendojnë se futbollisti i Apolonisë, nuk është prekur nga mbrojtësi i Tiranës, duke simuluar dhe duke u rrëzuar në zonë, me gjyqtarin i cili nuk hezitoi të bënte shenjë nga pika e bardhë.

Më pas, Alvi Mezani ekzekutoi me saktësi gjuajtjen duke shënuar golin e fitores 1-0 që i dha titullin Apolonisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"