Videoanalisti i Kombëtares analizon platformën e re: Ja ndihma për… Rejën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 19:11

Videoanalisti i Kombëtares analizon platformën e re: Ja ndihma për… Rejën

Alariko Marko Rosi (aktualisht videoanalisti i Kombëtares) do të jetë drejtuesi i departamentit. Ai bëri një përshkrim të detajuar të organizimit dhe funksionimit të tij:

edi reja

“Analiza në futboll ndahet në disa fraksione. Bëhet fjalë për analizë të stërvitjes, bazuar në filmime si dhe në të dhënat që merren për çdo lojtar nga GPS, për t’ia dhuruar të dhënat stafit teknik dhe trajnerit. Së dyti, përgatitje të ndeshjes, duke studiuar kundërshtarin dhe të dhënat për çdo futbollist, pikat e forta dhe të dobëta me të dhëna statistikore. Së treti, unë, duke qenë në stafin e Rejës, kam mundësinë që të vijoj punën e nisur më parë dhe të mund ta asistoj atë direkt gjatë ndeshjes për pozicionimin apo edhe për të dhënat e çdo lojtari”, shprehet Marko Rosi.

“Nga korriku 2017, për Kombëtaren e kemi krijuar një bazë të dhënash të lojtarëve. Ndërkohë, në vijim do të ndërtojmë edhe një karrierë për çdo futbollist tek ekipet e moshave, me të dhëna të herëpashershme. Objektiv primar është që në sezonin 2020-’21, çdo ekip të ketë një videoanalist në staf. Kjo është një mundësi për të shtuar vende pune, por edhe për të ndihmuar specifikisht çdo trajner. Me anë të dy llogarive në ‘Whyscout’ çdo klub ka mundësinë që të ndjekë të paktën 540 mijë futbollistë nëpër të gjithë botën në rreth 400 vende”, deklaroi ndër të tjera Alariko Marko Rosi, drejtori i këtij departamenti të ri të krijuar, por njëherësh edhe videoanalist i Kombëtares në stafin e Edi Rejës, i afruar fillimisht në staf nga Kristian Panuçi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"