VIDEO/ Zëvendësoi Muriqin te Kosova, sulmuesi bën për “ujë të ftohtë” ish-ekipin e Ekubanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 18:48

VIDEO/ Zëvendësoi Muriqin te Kosova, sulmuesi bën për “ujë të ftohtë” ish-ekipin e Ekubanit

Sulmuesi i Kosovës dhe Shefildit në Angli Atdhe Nuhiu u bë protagonist në fitoren 0-2 të skuadrës së tij kundër ekipit të drejtuar nga trajneri i famshëm Marselo Biela Lids Junajtid.

goli

30-vjeçari inkuadrua në lojë në minutën e 69-ë të ndeshjes së divizionit të dytë futbollit anglez (Championship) dhe në minutën e tretë shtesë të sfidës vulosi fitoren për skuadrën e tij.

Ai goditi me forcë topin e ardhur nga krahu i majtë duke e dërguar në cepin e pamundur për t’u ndaluar nga portieri i Lidsit.

Fitorja e sotme ka vlera të mëdha për Shefildin, i cili hyn në zonën play-off për t’u ngjitur sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit anglez Premier League, kurse Lids është njëri prej dy favoritëve kryesorë për t’u rikthyer sërish në kampionatin anglez dhe normalisht në ndeshjen e sotme nisej si favorit për të fituar ndaj Shefildit.

Nuhiu zëvendësoi Vedat Muriqin në 2 ndeshjet e fundit të fazës eliminatore të EURO 2020 kundër Rep.Çeke dhe Anglisë. Ai shënoi ndaj çekëve në fushën e tyre, por Kosova u mposht duke humbur shansin për kualifikim në EURO 2020 nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"