VIDEO/ Zëvendësoi Muriqin, Imobile dërgon Lacion në çerekfinalen e Kupës së Italisë dhe përplaset me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 20:20

VIDEO/ Zëvendësoi Muriqin, Imobile dërgon Lacion në çerekfinalen e Kupës së Italisë dhe përplaset me Milanin

Lacio bëhet ekipi i 4-të që siguron një vend në fazën çerek-finale të Kupës së Italisë, pasi mposhti Udinezen me rezultatin minimal, 1-0.

lacio

Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico” nuk njohu fitues për 90 minuta dhe u desh koha shtesë për të vendosur fituesin. Çiro Imobile, i cili zëvendësoi Vedat Muriqin në minutën e 71’, vendosi sfidën me një gol të vetëm të shënuar në minutën e 106’.

Gjithashtu në këtë sfidë u aktivizua dhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Mbrojtësi u aktivizua në minutën e 80’ të takimit, i cili dha një performancë shumë të mirë.

Në raundin tjetër ekipi i Maurico Sarrit do të përballet me Milanin, në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare.

LACIO-UDINEZE 1-0

106′ Imobile

 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

lacio udineze

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"