VIDEO / Zërat për PSG-në nuk e shqetësojnë, Haland bën mrekullinë në shtesë për Dortmundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2021 | 23:15

VIDEO / Zërat për PSG-në nuk e shqetësojnë, Haland bën mrekullinë në shtesë për Dortmundin

Erling Haland vazhdon të lumturojë tifozët e Borusia Dortmund dhe të shkëlqejë me fanellën e kësaj skuadre, ndonëse zërat për transferimin e tij te PSG sot kanë trazuar paksa ambientin në klubin gjerman. Sulmuesi norvegjez ka bërë heroin sot në sfidën ndaj Hofenhajm, duke siguruar në shtesë fitoren 3-2 të skuadrës së tij.

haland bellingam

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, me Borusian që kaloi dy herë në avantazh me Reina dhe Bellingam, për t’u arritur nga Baumgartner dhe Dabur, me këtë të fundit që shënoi në minutën e 90. Dukej gjithçka e mbyllur por pikërisht atëherë doli në skenë Haland, i cili pas një serie gjuajtjesh në portë, ishte ai që arriti të çonte sferën në rrjetë kur regjistrohej minuta e 91-të.

Një gol që kishte vlerën e 3 pikëve për Borusian e cila në këtë mënyrë ngjitet përkohësisht në kreun e renditjes, bashkë me Volfsburg që ka 6 pikë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"