VIDEO/ Xhaka harron kartonin e kuq ndaj Liverpul, luan live në TikTok me…Kozakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 19:05

VIDEO/ Xhaka harron kartonin e kuq ndaj Liverpul, luan live në TikTok me…Kozakun

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, duket se e ka harruar shumë shpejt atë karton të kuq që mori në sfidën me Liverpul dhe ka preferuar të luaj live në TikTok.

pjimage - 2022-01-17T185539.522

Personi me të cilin futbollisti ka luajtur është një figurë shumë e famshme për të rinjtë shqiptarë, Kozak Braçi. Ai është i famshëm për lojërat që zhvillon në TikTok dhe intervistat që bën me shumë personazhe VIP nga showbizz-i shqiptar.

Loja e zhvilluar ndërmjet të dyve dhe biseda e tyre në TikTok zgjati më shumë se 15 minuta dhe arriti një numër të lartë shikimesh prej më shumë se 14 mijë njerëzve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"