VIDEO/ Vizitë speciale në Shkodër, tifozët e Vllaznisë surprizojnë presidentin Ilir Meta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 0:21

VIDEO/ Vizitë speciale në Shkodër, tifozët e Vllaznisë surprizojnë presidentin Ilir Meta

Presidenti i Republikes, Ilir Meta ndaloi  në Shkodër, ku shkoi për të ndjekur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, derbin Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj.

meta5

Meta ka zbritur në parket në fillim të ndeshjes duke i dhuruar një tufë me lule trajnerit të Vllaznisë  Bledar Gjeçaj që kishte ditëlindjen ndërsa në shkallët e pallatit të sportit, kanë shpërthyer ovacionet dhe thirrjet “Rama Ik”.

Ndërkohë nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Meta ka postuar një foto me Voltana Ademin, duke shkruar: “Edhe pak minuta për të shijuar derbin Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj, bashkë me Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi. I lumtur të shoh kaq shumë sportdashës!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"