VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, talenti shqiptar futet nga stoli dhe shënon golin e çmendur nga 30 metra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 21:30

VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, talenti shqiptar futet nga stoli dhe shënon golin e çmendur nga 30 metra

Talenti shqiptar, Kastriot Imeri ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, teksa ka shënuar në fitoren e Servet në Zvicër ndaj Zyrihut.

IMERI

Mesfushori 20-vjeçar u fut nga stoli në minutën e 67’, teksa vetëm dy minuta më vonë ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke shënuar golin e dytë për Servet.

Pas një pasimi të marrë jashtë zone, Imeri lëshon një gjuajtje shumë të fortë nga rreth 30 metra distancë, me topin që ndalet në fundin e rrjetës. Ky është goli i tretë sezonal për Imerin në këtë sezon, teksa vetëm 5 ditë më parë shënoi dopietë në Kupë ndaj Vevei.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"