VIDEO/ Vendos goli i talentit Guler, Reali i Madridit me hapa të sigurt drejt titullit kampion
Real Madrid ka fituar me rezultatin minimal 0-1 jashtë fushe kundër Real Sociedad, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të La Ligas.
Golin e vetëm të takimit e shënoi turku Arda Guler, në minutën e 29-të të lojës. Kaq do i mjaftonte madrilenëve për të “rrëmbyer” 3 pikët e radhës në La Liga, dhe t’i afrohen edhe më tepër titullit kampion, që me plot gjasa, do të jetë punë ditësh përpara se ta fitojnë matematikisht atë.
Me këtë rezultat tashmë Real Madrid “hipotekon” vendin e parë në renditje, me 14 pikë diferencë se Barcelona e vendit të dytë, me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar. Mos të harrojmë gjithashtu se ekipi i Karlo Ançelotit ka një ndeshje tepër të rëndësishme në fundjavë, teksa do të përballet me Bajern Mynihun në Ligën e Kampionëve.
GOLI I ARDA GULER (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"