VIDEO/ Vendos goli i Enis Çokaj, Shqipëria U-21 mposht Kosovën U-21 dhe ëndërron Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 23:59

VIDEO/ Vendos goli i Enis Çokaj, Shqipëria U-21 mposht Kosovën U-21 dhe ëndërron Europianin

Shqipëria e 21-vjeçarëve vazhdon me rezultatet pozitive, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin minimal Kosovën në “Fadil Vokrri”. bandicam 2020-11-13 19-36-55-610

Ishte një ndeshje e vuajtur për Shpresat, që iu falën golit të vetëm të shënuar nga Enis Çokaj, në minutën e 35’ Mesfushori përfitoi nga një krosim i Ernest Muçit, për të gjuajtur fort me kokë dhe për ta ndalur topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta foli më shumë për Kosovën, që iu afrua disa herë golit, por pa sukses.

Me këtë fitore kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 14 pikëve në grupin 3, për eliminatoret e Europianit, 1 pikë më pak se Austria e vendit të dytë, që u mposht ditën e sotme nga Turqia. Ka mbetur edhe një ndeshje për tu zhvilluar, por Shpresat ëndërrojnë një kualifikim në Europian, ndonëse shanset janë të pakta, pasi ndeshjet tjetër luajmë me Anglinë, ndërsa Austria pret në shtëpi Andorrën. Ëndrra vazhdon…

FT| Kosova U-21-Shqipëria U-21 0-1

Çokaj 35′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

88’ Kosova shfaqet kërcënuese, teksa po rrezikon disa herë të gjejë golin dhe i është afruar shumë barazimit, por pa sukses deri tani.

68’ Pranë golit të dytë Shqipëria! Marku kroson bukur nga krahu i djathtë, duke i dhënë një top perfekt Redon Xhixhës, i cili e gjuan me kokë, por shkon jashtë.

51’ Pjesë e dytë spektakloare! Kosova i shkon shumë afër golit të barazimit me Mustafën, por topi i gjuajtur nga ky i fundit ndalet te traversa, ndërsa te aksioni pasardhës, Tuci del i vetëm me portierin, por ky i fundit e ndal.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

40’ Pranë golit të barazimit Kosova, me Limanin që futet në zonë, por Sota bllokon në momentin e fundit.

38’ Mundësi e artë për shënimin e golit të dytë për Shqipërinë, Indrit Tuci rrëmben një top pranë zonës së Kosovës dhe shfaqet i vetëm me portierin, por ndalet ne momentin e fundit.

35’ GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1. Fantastik Enis Çokaj, i cili përfiton nga një krosim perfekt i Ernest Muçit, nga goditja e parë e këndit dhe e dërgon topin në rrjetë.

31’ Aksion shumë i bukur i Shqipërisë, me Muçin, që pasi shpalos talentin e tij pranë mesit të fushës, dërgon një top te Marku dhe më pas Ademi. Ky i fundit shpërthen bukur drejt zonës me kombinim me Tucin dhe Ernset Muçin, por ndalet në momentin e fundit.

29’ Tenton Ernest Muçi me një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi traun e portës.

24′ Minuta të qeta për të dyja ekipet, që tentojnë të sulmojnë portën, por pa sukses deri tani.

5′ Kraja futet bukur në zonë dhe menjëherë tenton pasimin për Tucin, por Vitija mbyll gjithçka në momentin e fundit.

Starton sfia!

FORMACIONET ZYRTARE:

Kosova: Bisinger, Kqiku, Kurtulus, Vitija, Sadriu, Limani, Hamdiu, Zekaj, Jashari, Mustafa, Idrizi. Trajner: R. Prekazi.

Shqipëria: Selmani, Marku, Sota, A. Selmani, Mitaj, Çokaj, Kraja, Ademi, Mala, Tuci, Muçi. Trajner: Xh. Mustedanagiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"