Video / U17 nuk reziston edhe 18 minuta, mundet 1-0 nga Italia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2016 | 17:29

Video / U17 nuk reziston edhe 18 minuta, mundet 1-0 nga Italia

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 ka regjistruar një humbje në ndeshjen e parë të zhvilluar në kualifikueset e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe që po zhvillohet në Itali. Ekipi i drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç ka regjistruar një disfatë minimale 1-0 pikërisht përballë vendasve, të cilët organizojnë miniturneun, ku në grup janë edhe Serbia dhe Maqedonia.

14801138_1132523053451561_1024877574_n

Në atë që u cilësua si derbi i turneut për shkak të numrit të madh të futbollistëve shqiptarë të cilët luajnë në kampionatin italian, apo edhe dy shqiptarëve në përbërjen e Italisë, Nivokazi dhe Ahmetaj, që e nisën ndeshjen nga stoli, vendasit kontrolluan qarkullimin e topit dhe krijuan rastet më të mira për shënim.

Gjithsesi, prapavija e Shqipërisë arriti të rezistonte duke mbyllur pjesën e parë në barazim pa gola. Në të dytën, pas një gabimi në krahun e djathtë dhe kur lodhja filloi të ndjehej, Shqipëria pësoi gol nga Merola në minutën e 62 të takimit.

Edhe pse kuqezinjtë provuan me kundërsulme të shpejta të kthenin fatin e ndeshjes në 18 minutat e mbetura (takimet e U-17 zgjatin 80 minuta), ata nuk ia dolën të shënonin dhe u desh të dorëzoheshin përballë Italisë në këtë ndeshje të parë.

“Kjo ishte ndeshja më e vështirë për ne në grup. Pasi përballë kishim një kombëtare në zhvillim, me 6 lojtarë të rritur në Itali dhe që e dinin se si mund të luanim ne”, tha trajneri i Italisë, Emiliano Bixhika në përfundim të sfidës.

Ndërkaq, në rolin e komentatorit për rrjetin televiziv RAI që transmetoi këtë sfidë, ishte Paolo Tramexani. Ndonëse zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare e cilësoi të merituar fitoren e Italisë, ai lavdëroi paraqitjen e lojtarëve të veçantë si Doda, Lahti, Krahja e Pjetri në këtë sfidë.

Ndeshja tjetër e grupit, mes Serbisë dhe Maqedonisë, përfundoi me fitoren 3-1 të Serbisë, që është kundërshtari i radhës i kuqezinjve, në takimin e tyre i cili luhet të premten.

 itali shqiperi u17

Shqipëri-Itali 0-1
62’ Merola

Shqipëria: Sinani, Doda (57’ Isufi), Rama, Pjetri, Liço (63’ Lekaj), Kalaj, Kumbulla, Gavazaj, Oshafi (41’ Marishta), Lakti, Kraja.

Trajner: Xhemal Mustedanagiçc

Italia: Gidoti, Belanova, Kampeol, Rico Pina, Anzolin, Betela, Kaligara (78’ Ahmetaj), Pelegri (72’ Nivokazi), Bianku (89’ Viskonti), Merola, Kandela.

Trajner: Emiliano Bixhika

KV: Lakti, Liço / Anzolin, Kaligara, Kandela

Gjyqtar: Eitan Shmuelevitz (Izrael)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"