VIDEO/ Triumfon thjeshtësia, Belgjika dërgon në shtëpi “qaramanin” Nejmar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 21:55

VIDEO/ Triumfon thjeshtësia, Belgjika dërgon në shtëpi “qaramanin” Nejmar

Belgjika eliminon Brazilin në raundin çerekfinal pas triumfit 2-1 në takimin e zhvilluar në “Kazan Arena”. Autogoli i Fernandinjos dhe goli i De Brujne i solli triumfin “djajve të kuq” ndërsa për brazilianët golin e shpresës e shënoi mesfushori Renato Augusto. Skuadra e Tites provoi të kthente rezultatin, por për meritë  të portierit Kurtua, “seleçaot” nuk arritën të barazonin.

3500 (3)

Një përballje spektakolare me raste të shumta nga të dyja krahët. Me triumfin e sotëm, Belgjika kualifikohet në fazën gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Francën, ndërsa Brazili dorëzohet këtu dhe nuk ia del të shkoj më tej.

asasa

LIVE | BRAZIL – BELGJIKË 1-2

Renato Augusto 76′ / Fernandinjo (autogol) 14′, De Brujne 32′

KOMENTI LIVE

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Një tjetër zëvendësim te Belgjika, largohet Lukaku, vendin e tij e zë Tielemans.

83′ Zëvendësim te Belgjika, largohet Çadli, vendin e tij e zë Vermalen.

80′ Shumë pranë golit të barazimit Renato Augusto. Gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Me fat Belgjika.

76′ GOOOL BRAZILI 1-2. Renato Augusto rihap takimin, duke shënuar me kokë pas asistit të Kutinjos. 

75′ Provon Brazili me Dagllas Kostën, por Kurtua i gatshëm.

72′ Zëvendësim i tretë te Brazili, largohet Paulinjo, vendin e tij e zë Renato Augusto.

60′ Kundërsulm i rrezikshëm i Belgjikës me anë të De Brujne, topi kalon ngjitur me shtyllën.

52′ Nejmar bie në zonë dhe kërkon 11-metërsh, për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

46′ Starton pjesa e dytë. Zëvendësim te Brazili. Largohet Uilliam, vendin e tij e zë Firminjo.

brazili

Mbyllet pjesa e parë. 

37′ Brazili kërkon me ngulm golin e parë, gjuajtja e Kutinjos, ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Kurtua.

37′ Pranë autogolit Belgjika, por topi është devijuar në këndore nga Kurtua.

32′ GOOOL Belgjika. Një kundërsulm “vrastar” me protagonist Lukakun ka sjellë golin e dytë. Sulmuesi i Mançesterit asistoi për De Brujnen, i cili me një predhë shtangu Alisonin. 

20′ Dominim i Belgjikës në këto minuta të para të lojës.

14′ GOOOL Belgjika 0-1. Fernandinjo devijon topin e krosuar nga kendi, duke e dërguar në rrjetën e portës së Alison, duke shënuar autogol. 

13′ Felaini provon me një gjuajtje nga distanca, topi devijohet në këndore.

10′ Paulinjo provon me të gjitha mënyrat të shënojë, por topi largohet nga mbrojtësit në këndore.

8′ Kundërsulm i shpejt i Belgjikës me Lukakun, topi shkon tek Hazard, i cili gjuan, por bllokohet nga mbrojtësit.

3500 (2)

8′ Pranë golit Brazili, shtylla i mohon avantazhin, mbrojtësit Tiago Silva.

1′ Ka startuar takimi.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Brazili: Alison, Miranda, Tiago Silva, Fagner, Marselo, Fernandinjo, Paulinjo, Uillian, Kutinjo, Nejmar, Gabriel Zhezhus, Trajner: Tite

Belgjika: Kurtua, Vertongen, Kompani, Aldervaired, Munie, Fellaini, De Brujne, Vitsel, Çadli, Hazard, Lukaku, Trajner: Martinez.

FORMACIONET

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"