VIDEO/ Triumfi ndaj Interit në finalen e Superkupës, shikoni momentin emocionues kur kapiteni Toçi ngre lart trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 12:24

VIDEO/ Triumfi ndaj Interit në finalen e Superkupës, shikoni momentin emocionues kur kapiteni Toçi ngre lart trofeun

Ekipi i të rinjve të Fiorentinës ka mposhtur Interin në Superkupën e Italisë. Skuadra e shqiptarit Eljon Toçi që është dhe kapiteni ka fituar me rezultatin 2-1.

20002ac0-b0d4-4a33-ac1a-af8ae657160e

Sfida u zhbllokua shumë shpejt falë një goli të Amatucit. Në minutën e 25′, Fiorentina dyfishoi rezultatin me Berti. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të ekipit të Eljonit.

Në minutën e 75′, Ousu shënoi një perlë duke shkurtuar diferencën. Pavarësisht përpjekjeve nga ana e zikaltërve, ata nuk mundën të përmbysnin sfidën duke humbur kështu në 6 finale.

Pavarësisht se shqiptari Toçi nuk arriti të shënonte gol, ai bëri një paraqitje të mrekullueshme dhe në fund ngriti trofeun aq shumë të dëshiruar.

fa24bf46-4a7f-4c08-8a6d-cee9bc177137

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"