VIDEO / Tre javë nga fillimi i Superiores, ja si është gjendja e stadiumit më të ri të saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2021 | 22:21

VIDEO / Tre javë nga fillimi i Superiores, ja si është gjendja e stadiumit më të ri të saj

Ndërsa skuadra e Egnatias vijon përgatitjet e saj për sezonin e rikthimit në Superiore, në klub vazhdon puna për të bërë gati stadiumin e qytetit të Rrogozhinës i cili ka pësuar një rikonstruksion të plotë për të përmbushur kërkesat që ka futbolli në elitë.

egnatia4

Punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe po u jepet dora e fundit të gjitha përgatitjeve në tribunën dhe ambientet e brendshme të tij, në mënyrë që të jetë gati për startin e kampionatit pas vetëm tre javësh.

Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, mund të shihni gjendjen aktuale të impiantit më të ri, i cili do të presë ndeshjet e Superiores që nga muaji shtator.


ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"