VIDEO/ Totenhemi turpëron me 4 gola Aston Vilën, triumfon Brajtoni i De Zerbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 17:37

VIDEO/ Totenhemi turpëron me 4 gola Aston Vilën, triumfon Brajtoni i De Zerbit

Kanë përfunduar 3 sfidat e pasdites të vlefshme për javën e 28-të në Premier Ligë.

6be65221-607a-4dca-be00-763b6e0ebe1a

Totenhemi mposhti me rezultatin e thellë 4-0 në transfertë Aston Vilën.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, por në pjesën e dytë miqtë nuk u përmbajtën aspak.

Madison dhe Xhohnson ndëshkuan dy herë vendasit brenda tri minutave, ndërkohë që skuadra e Unai Emeri mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 65’. Son Heung-Min dhe Timo Verner e dërguan rezultatin në 0-4 me golat e tyre.

Brajtoni fitoi me rezultatin mimal 1-0 kundër Notingamit ndërsa Uest Hemi dhe Bërnlej u ndanë në paqe pas barazimit 2-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"