VIDEO/ Tjetër kapitullim në shtëpi për Partizanin, Laçi e mund me përmbysje dhe ngjitet në zonën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 23:56

VIDEO/ Tjetër kapitullim në shtëpi për Partizanin, Laçi e mund me përmbysje dhe ngjitet në zonën e Europës

Partizani ka regjistruar ndeshjen e 5-të radhazi pa fitore, teksa sot është mundur përsëri në shtëpi. Këtë radhë nga Laçi, i cili e ka mposhtur me përmbysje duke u pozicionuar tashmë falë rezultateve të fundit, në vendin e tretë në klasifikim, ndonëse pak javë më parë ishte në luftë për mbijetesën.

superiore

Pritej një sfidë e luftuar dhe ashtu ishte, pasi të dy ekipet bënë presing duke mos lejuar që të zhvillohej një lojë e rrjedhshme. Laçi kishte rastet më të mira por ishte Partizani që gjeti golin e avantazhit me Da Silva falë një gjuajtje të shkëlqyer. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Turkaj vendosi baraspeshën në shifrat me një gjuajtje me kokë, i harruar në zonë nga mbrojtja vendase.

Në fillimin e pjesës së dytë, Laçi filloi pak nga pak të rriste lojë e vet dhe ia doli të kalonte në avantazh me Shkurtajn. Më pas, skuadra e Mezanit u mbrojt me rregull duke mos i lejuar asgjë Partizanit që nuk ia doli të gjente më rrjetën,

Kështu, të kuqtë shënuan ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, ndër të cilat kanë humbur 3 të tilla. Kështu ata shohin Tiranën t’u arratiset edhe më shumë në kreun e renditjes dhe duke i dhënë mundësinë njëkohësisht Laçit që të futet mes pretendentëve për zonën e Europës në Superiore.

PARTIZANI-LAÇI 1-2
28′ Da Silva / 45’+3′ Turkaj, 66′ Shkurtaj

NGJARJET KRYESORE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 me përmbysje të Laçit.

90’+4’ Mazrekaj i lë vendin në fushë Gecit.

90’+3’ Telushi nga e djathta harkon në qendër të zonës për Mba, por gjuajtja e këtij të fundit është jashtëzakonisht e gabuar.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Top në thellësi në të majtën për Shahajn, Selmani del nga porta dhe devijon sferën jashtë para sulmuesit.

86’ Harkime radhazi nga krahët të lojtarëve të Partizanit, mbrojtja e miqve largon çdo rrezik pranë katërkëndorit të Selmanit.

82’ Në fushë Shahaj në vend të Carës te të kuqtë.

82’ Predhë e Atanaskoskit nga e majta, topi merr harkim dhe shkon jashtë ngjitur me traversën e portës së Selmanit.

78’ Pas një goditje këndi, Sota shkakton faull ndaj Selmanit i cili ka nevojë për ndihmën mjekësore.

77’ Zekolli dhe Telushi marrin vendin e Muratajt dhe Hotit në radhët e Partizanit.

73’ Karton i verdhë për Menish pasi ndal një aksion duke prekur topin me dorë.

72’ Pas një harkimi në zonë, Murataj gjuan me kokë dhe më pas topi prek Velkoskin. Të kuqtë pretendojnë për penallti për prekje topi me dorë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe më pas nuk ftohet as nga VAR që të rishikojë pamjet.

72’ Barjamaj i dëmtuar, i lë vendin në fushë Kurtit në radhët e Laçit.

69’ Pas një goditje dënimi, topi mbetet dy herë në këmbët e Mba i cili tenton të godasë por bllokohet nga mbrojtësit e skuadrës mike.

66’ GOOOL LAÇI! Aksion i jashtëzakonshëm i kurbinasve, me Barjamajn i cili jep një top perfekt dhe Shkurtaj nuk gabon.

65’ Qarkullim i gjatë i topit i kurbinasve, që kalojnë sferën nga një anë e fushës në tjetrën, duke tentuar të rrezikojnë sidomos me krosimet nga krahu i djathtë.

60’ Mensah dhe Da Silva i Iëshojnë vendin në fushë Mba dhe Maget.

57’ Cara provon të hyjë në zonë nga e djathta pas një topi në thellësi, Ziko e bllokon para se të gjuajë në portë.

55’ Laçi mundohet të nisë një kundërsulm të shpejtë me Ujkën e Spahiun, por gjuajtja këtij të fundit bllokohet nga mbrojtësit dhe topi kontrollohet nga Hoxha.

50’ Pjesa e dytë nis me pasime të ngadalta dhe pak ritëm, me lojën kryesisht në mesfushë.

48’ Mensah nga e djathta tenton të gjuajë në portë, por çon sferën shumë lart mbi traversë.

46’ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime gjatë pushimit.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+3’ GOOOL LAÇI! Turkaj barazon me një gjuajtje me kokë, i harruar i vetëm në zonë pas një goditje këndi.

45’ Jepen 3 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

45’ Spahiu shkakton faull duke ndalur në mënyrë të parregullt Carën në të djathtë. Por goditja e dënimit pasardhëse kontrollohet nga mbrojtësit.

43’ Laçi mundohet të reagojë por ndërkohë humb shërbimet e Dukës për dëmtim, me Turkajn i cili merr vendin e tij.

41’ Gjuajtje e fortë nga jashtë zonës e Mensah, sfera shkon direkt në duart e Selmanit.

38’ Ritmi ka rënë pas golit, me lojën që ndërpritet vazhdimisht për faulle.

34’ Pas një goditje nga këndi nga e majta, Barjamaj çon sferën në shtyllën e dytë ku Murataj largon rrezikun duke dërguar topin përsëri në këndore.

31’ Probleme fizike për Sotën, i cili vendos gjithsesi të qëndrojë në lojë, teksa Kolela çon në nxemje disa nga lojtarët e stolit.

28’ GOOOL PARTZIANI! Kryevepër e Da Silva nga jashtë zonës, duke mos i lënë kohën Selmanit që të reagojë.

23’ Cara shfaqet nga ana tjetër në krahun e djathtë, por diagonalja e tij kalon mbi traversë pa shqetësuar Selmanin.

21’ Hadroj bën heroin për të kuqtë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Shkurtaj del i vetëm para portës dhe gjuan duke mposhtur Hoxhën, por është mbrojtësi i cili vjen me shpejtësi dhe largon sferën para se topi të kalonte vijën fatale.

19’ Rifillon edhe një herë kontrolli i topit nga Partizani që bën qarkullim të gjatë të sferës duke kërkuar momentin e duhur për të goditur.

15’ Spahiu tenton të shënojë me goditjen e dënimit, sfera përfundon jashtë mbi kryqëzimin e shtyllave.

14’ Matondo është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pasi ndal Spahiun pranë hyrjes së zonës.

11’ Rrit trysninë Partizani që zhvendos lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe po tenton nga krahët që të gjejë hapësirën për të rrezikuar portën kurbinase.

7’ Mensah shmang Roganoviç dhe shfaqet para Selmanit, por ky i fundit ndal gjuajtjen e sulmuesit.

6’ Janë kurbinasit të cilët kanë iniciativën në këto minua duke qenë më shumë në zotërim të topit.

3’ Menjëherë rrezik para portës së Alban Hoxhës me një gjuajtje të Spahiut që vë në provë portierin i cili grushton e më pas Sota largon sferën.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të të kuqve.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Sota, Menish, Hadroj, Matondo, Murataj, Da Silva, Hoti, Cara, Mensah.
Trajner: Xhovani Kolela

Laçi: Selmani, Roganoviç, Ujka, Velkoski, Ziko, Duka, Manellari, Spahiu, Barjamaj, Mazrekaj, Shkurtaj.
Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Andi Koçi
Asistentë: Rexhino Mersinasi, Delin Kasa
VAR: Florjan Lata
AVAR: Klodian Shahini

WhatsApp Image 2023-02-06 at 6.07.49 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"