VIDEO/ Tirana për turp, lufton vetëm një pjesë me Bylisin dhe shthuret totalisht në të dytën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 23:59

VIDEO/ Tirana për turp, lufton vetëm një pjesë me Bylisin dhe shthuret totalisht në të dytën

 

Bylisi mund Tiranën me përmbysje në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Me rezultatin 2-1 dhe falë golave të Muratajt kundrejt rrjetës së Hasanit, ballshiotët janë përpara në sfidën me dy takime të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Ka qenë një ndeshje e çmendur dhe e habitshme, sepse skuadrat ndryshojnë si me shkop magjik nga pjesa e parë në të dytën, aq sa Bylisi jo vetëm që përmbys sfidën, por mund t’u kishte shënuar 10 gola bardhebluve. Një ndeshje me erë, që njollos sezonin e Tiranës.BYLIS

NDESHJA – Ndeshje e dobët ka qenë pjesa e parë mes Bylisit dhe Tiranës. Vendësit dhe bardheblutë kishin lënë disa lojtarë në stol. Te Tirana jashtë Torasa, Kale, Vangjeli dhe Ngoja. Shenjat e ofensivës drejt portës i japin Qardaku e Kobina, ndërsa në minutën e 20- të, Edon Hasani me tentativën e dytë shënon gol. Mesfushori i bardhebluve i harruar vetëm në zonë nuk e ka të vështirë të shtyjë me kokë topin drejt portës. Për t’u shënuar se në momentin e golit, gjashtë lojtarë të Tiranës dolën të pambuluar dhe para Mirakës. Me golin e Hasanit mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË – Menjëherë nis shou i Bylisit, ndërsa Tirana hap autostradën. Në minutën e 57-të, Peposhi merr krahun, pason në qendër tek i harruari Murataj brenda në zonë. Mesfushori gjuan, por topi kalon ngjitur me shtyllën e Likës. Një minutë më vonë, Malçi humbet një rast të artë, teksa Sidibe, në vend ta ndjekë, ngushtohet në krahun tjetër. Topi i shkon Malçit, që ndonëse ka shumë mundësi për të goditur portën, çon sferën te krahu i Likës. Në minutën e 64-t, Bylisi çan përpara. Malçi gjendet pranë Likës, godet, grushton portieri i bardhebluve, sfera shkon te Murataj, që në vend ta çojë në rrjetë, ngatërrohet dhe godet Likën në krah me top, duke mos shënuar gol.bylis tirana

Dhe pas torturës “fantociane” më në fund në minutën e 65-të, Murataj barazon rezultatin. Qardaku pason te Goxha, ky i fundit te Murataj, që nuk mbulohet asnjëherë nga dyshja e qendrës, më në fund shënon golin e parë për vendësit. Minuta e 68-të, Gafë e Likës. Ndreca i merr topin nga këmbët te zona e pesëmetërshit, pason te Murataj që në vend të shënojë godet keq. Po ndodhin lëvizje të çuditshme në fushë. Provon edhe Ndreca, ndërsa në minutën e 78-të, Murataj vallëzon me veten në zonën e Tiranës dhe shënon golin e dytë. Peçi nga e majta jep një top për Goxhën, që godet menjëherë, grushton Lika, topi shkon në këmbët e Muratajt që këtë herë nuk trembet nga Lika dhe shënon golin e avantazhit për Bylisin. Tirana duket te porta e Bylisit në minutën e 87-të, me Muçin që ka shansin për të barazuar ndeshjen, por gjuan shumë larg portës. Në minutën e 92- të, Lika shkakton penallti, duke penguar Peçin.bandicam 2020-07-02 19-38-59-359

Për gjyqtarin nuk ka dyshime. Është Goxha që i rrëmben Ujkës penalltinë dhe e ekzekuton, por Ilioni pret në dy kohë, duke i mohuar rrjetën ishmbrojtësit të Tiranës. Përfundimisht mbyllet me rezultatin 2-1 sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës. Bardheblutë munden në sfidën e parë gjysmëfinale, por kanë shansin që pas kësaj ndeshjeje të baltosur nga fjalët të luajnë për të arritur finalen e Kupës së Shqipërisë. Bylisi nga ana e tij është 90 minuta larg finales së radhës në Kupën e Shqipërisë.

BYLIS – TIRANA 2-1

Murataj 65′, 78′  / Hasani 20′

KOMENTI LIVE: 

3′-Qardaku shkarkon të majtën, por është Lika që grushton topin në goditje këndi.

11′-Kobina gjuan nga jashtë zone, por topi kontrollohet pa problem nga Miraka.

20′-Edon Hasani merr një top në mesfushë, përparon, hap vetë hapësirën, godet, por topi grushtohet nga Miraka.

20′-Tirana na avantazh me Hasanin. Mesfushori i bardhebluve i harruar vetëm në zonë nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në portë me kokë. Për t’u shënuar se Bylisi ka lejuar gjashtë lojtarë të Tiranës të pambuluar dhe para Mirakës.

39′ Peposhi provon me një gjuajtje tokazi tepër të rrezikshme nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë të portës së Ilion Likës.

52′ Rast ideal për Bylisin për të barazuar rezultatin. Gjuajtja e Malçit u devijua nga mbrojtësit bardheblu dhe shkoi ngjitur me shtyllën. Zgjohen ballshiotët.

57′-Peposhi merr krahun pason në qendër te Murataj brenda në zonë. Mesfushori gjuan, por topi kalon ngjitur me shtyllën e Likës.

58′-Malçi humbet një rast të artë, teksa Sidibe në vend ta ndjekë, ngushtohet në krahun tjetër. Topi i shkon Malçit, që ndonëse ka shumë mundësi për të goditur portën, çon sferën te krahu i Likës.

64′-Bylisi çan përpara. Malçi gjendet pranë Likës, godet, grushton portieri i bardhebluve, sfera shkon te Murataj, që në vend ta çojë në rrjetë, ngatërrohet dhe godet Likën, duke mos shënuar.

65′-Murataj barazon rezultatin. Qardaku pason te Goxha, ky i fundit te Murataj që nuk mbulohet asnjëherë nga dyshja e qendrës, më në fund shënon golin e parë për vendësit.

68′-Gafë e Likës. Ndreca i merr topin nga këmbët te zona e pesëmetërshit, pason te Murataj që në vend të shënojë, godet keq.

78′-Murataj shënon golin e dytë. Peçi nga e majta jep një top për Goxhën, që godet menjëherë, grushton Lika, topi shkon në këmbët e Muratajt që këtë herë nuk trembet nga Lika dhe shënon golin e avantazhit për Bylisin.

92-94′-Lika pengon Peçin. Për gjyqtarin, 11-metërsh. Është Goxha që ekzekuton penalltinë, por Ilioni pret në dy kohë, duke i mohuar rrjetën ish-mbrojtësit të Tiranës.

FORMACIONET

BYLISI: Miraka, Goxha, Janku, Mëllugja (Peçi 74′), Murataj, Ndreca, Ntepe (Malçi 46′), Ujka, Peposhi, Sallaku, Qardaku (Barjamaj 67′)(Shkalla 78′). (Në dispozicion: Hidi, Mozone). Trajner: Veljko Dovedan.

TIRANA: Lika, Ismajlgeci, Doka, Muça (Sidibe 46′), Hoxhallari, Karabeci (Çelhaka 62′), Batha, Hasani (Morina 57′), Halili (Kraja 72′), Kobina (Muçi 46′), Dunga. (Në dispozicion: Qirko, Vangjeli, Osmani, Torasa, Kale). Trajner: Emanuel Egbo.

KARTONË TË VERDHË: Goxha 54′, Peposhi 72’/ Lika 92′

VËZHGUES: Albano Janku;

DELEGAT: Besnik Çela

GJYQTARET: Juxhin Xhaja, Ilir Tartari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiraj

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"