Video / Tirana dhe Kukësi ndajnë pikët në barazimin 2-2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2016 | 19:02

Video / Tirana dhe Kukësi ndajnë pikët në barazimin 2-2

Tirana dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2, pas një ndeshje e cila u desh të shtyhej për më shumë se 50 minuta për shkak të kushteve atmosferike ekstreme në kryeqytetet.

Capture

Kukësin e ndihmoi një gol i shpejtë me penallti nga Pejiç, pasi u dha mundësinë verilindorëve të tërhiqeshin për të administruar rezultatin. Por Tirana ishte shumë ngulmuese dhe arriti të barazonte me Takun, një prej lojtarëve më të spikatur sot në fushën e lojës. Bardheblutë krijuan edhe disa mundësi të tjera shënimi ndërsa kërkuan një penallti para fundit të pjesës së parë pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Pejiç.

asdsaadsssddsdasdasdasadsds

Pjesa e dytë filloi me dominimin e Tiranës, por në momentin më të mirë të bardhebluve ishte Kukësi që gjeti golin me Eminin e sapofutur në lojë. Gjithsesi, kongolezi Merville, debutues me bardheblutë, vendosi përsëri baraspeshën në shifra me një gjuajtje nga jashtë zonës.

Ndonëse Tirana provoi disa herë të shënonte golin e fitores dhe ishte në epërsi numerike në minutat e fundit, nuk arriti të mposhte portierin Koliçi dhe u desh të kënaqej me një pikë.

sadasdsad

Minutë pas minute

90’+3’ Mbyllet ndeshja. Barazim 2-2 mes Tiranës dhe Kukësit.

89’ Proteston Pashaj për një goditje nga këndi në favor të Tiranës. Jemini i nxjerr kartonin e dytë të verdhë duke lënë Kukësin me 10 lojtarë.

87’ Rast i shkëlqyer për Tiranën, Kërçiku jep një top në qendër nga djathta dhe Taku gjuan shumë lart mbi traversë një penallti në lëvizje.

85’ Vazhdon të insistojë Tirana, e cila synon të shënojë një gol në këto minuta të fundit, e ndërgjegjshme që barazimi nuk e ndihmon për të mbajtur hapin e ekipeve pretendente.

83’ Tani është Kukësi që rrezikon me një goditje dënimi nga e majta. Pashaj nuk arrin të devijojë sferën në rrjetë në shtyllën e dytë.

81’ Karabeci provon vetë nga distanca, por nuk ka koordinimin e duhur dhe sfera përfundon jashtë.

79’ Tjetër goditje dënimi pranë zonës së Kukësit, Këtë radhë ekzekuton Karabeci, por gjuajtja me kokë e Muçës nuk gjen kuadratin, ngjitur me shtyllën pingule në të majtë të Koliçit.

78’ Taku harkon në zonë nga një goditje dënimi nga e majta, askush nuk arrin të devijojë në shtyllën e dytë.

75’ Tirana vazhdon të ngulmojë në sulm, duke parë se ka shumë hapësira në prapavijën kundërshtare, sidomos në krahun e djathtë ku Taku është i pandalshëm.

73’ Gjoka hedh në fushë një tjetër sulmues, Gurin, duke larguar nga fusha Dvornekoviç.


67’ Merville barazon rezultatin me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zonës duke kthyer entuziazmin te tifozët bardheblu në stadium. 2-2

66’ Te Tirana debuton edhe Nkonku, i cili zë vendin e Nikës.

63’ Aksion me shumë pasime i Tiranës, Daja nxjerr Takun para portës por kur topi i drejtohej kuadratit, Hallaçi shpëton portën duke larguar sferën.

62’ Aksioni i radhës nga e djathta i Takut që çon topin në qendër, Merville gjuan në hyrje të zonës, këtë radhë sfera përfundon mbi traversë.

60’ Tirana duket e tronditur nga ky gol në momentin kur kishin zhvendosur plotësisht lojën në gjysmëfushën e Kukësit. Nga ana tjetër, Gjoka i kërkon skuadrës së tij të qetësojë lojën.


57’ Goditje dënimi nga e majta për Kukësin, topi në zonë ku Emini me kokë shënon golin e avantazhit për ekipin e tij. 1-2

55’ Aksion i shkëlqyer nga e djathta i Takut, harkim në zonë dhe gjuajtje e menjëhershme e Edeh, por shtylla shpëton portën e Koliçit. Mundësi e artë për të shënuar për Tiranën.

54’ Gjuajtje nga jashtë zonës e Merville, i cili nuk gjen kuadratin.

53’ Largohet Karioka, plotësisht në hije. Futet në fushë Emini, për të forcuar sulmin e Kukësit që nuk ka prodhuar shumë në këtë ndeshje.

50’ Nika provon me një gjuajtje ballore nga jashtë zonës, Koliçi pret në pozicion.

47’ Aksion nga e djathta e Dvornekoviç që pason në zonë, gjuajtje e dobët e Grecës i cili nuk shënjestrën kuadratin.

46’ Nis pjesa e dytë të “Selman Stërmasi”

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë e takimit


42’ Tirana pretendon për penallti për prekje topi me dorë të Pejiç pas një goditje dënimi të Karabecit, por Jemini bën shenjë që loja të vazhdojë.

40’ Taku jep një top pas shpinës së mbrojtës për Edeh por sulmuesi zihet në pozicion jashtë loje.

37’ Merville dërgon një harkim shumë të bukur në zonë, por Daja nuk arrin ta devijojë për ta kthyer në kuadrat dhe topi shuhet në fundore.

35’ Taku është i pakapshëm për mbrojtjen kundërshtare në krahun e djathtë, duke krijuar rrezikshmëri sa herë ka topin në zotërim.

34’ Largohet nga fusha Lena, i cili nuk mund të vazhdojë për shkak të një dëmtimi. Në fushë për kuksianët hyn Greca.


29’ Barazohen shifrat në Tiranë. Harkim nga e majta i Nikës për Takun, i cili me kokë dërgon topin në rrjetë. 1-1

25’ Dy skuadrat mundohen të luajnë më shumë nga krahët, por terreni i rënduar e bën të vështirë çdo kundërzbritje të shpejtë.

22’ Tjetër rast për Tiranën pas një goditje dënimi. Karabeci pason te Kërçiku, i cili e kalon te Merville në zonë, por ky i fundit nuk gjuan me forcë dhe Koliçi pret qetësisht.

18’ Harkim nga e djathta drejt zonës, Koliçi kontrollon në dy kohë, ndërsa Marveille nuk arriti të dërgonte topin në rrjetën e boshatisur.

15’ Goditje nga këndi për Tiranën, Karabeci harkon por askush nuk arrin të kthejë topin drejt Portës. Koliçi mbetet në tokë, pasi ka marrë një goditje.

13’ Aksion i shpejtë i Tiranës, Hallaçi largon rrezikun para katërkëndorit të kuksianëve


8’ Pejiç ekzekuton saktësisht nga pika e bardhë. 0-1


6’ Penallti për Kukësin, pas një ndërhyrje të parregullt të Likës ndaj Pejiç. Karton i verdhë për portierin, ndërsa kuksianët kërkojnë të kuq.

4’ Goditje këndi për Kukësin, që nuk shfrytëzohet siç duhet nga sulmi i verilindorëve.

1′ Fillon pas 52 minutash vonesë ndeshja Tirana-Kukësi.

Tirana-Kukësi 2-2

29′ Taku, 67′ Merville / 8’ (p) Pejiç, 57′ Emini

Tirana: Lika, Kërçiku, Muça, Teqja, Hoxhallari, Taku, Karabeci, Daja, Nika (66′ Nkonku), Merveille, Edeh.

Tr: Ilir Daja

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Pashaj, Alla, Dema, Dvornekoviç, Musolli, Hasani, Karioka (53′ Emini), Lena (34′ greca), Pejiç.

Tr: Ernest Gjoka

KV: Lika, Kërçiku / Alla, Greca,Pashaj

KK: Pashaj

Gjyqtar: Lorenc Jemini

Ora 17:48 Gjithçka është gati në “Selman Stërmasi”, ku dy skuadrat kanë dalë në fushë për të filluar këtë takim.

fdsfdsdf

Ora 17:25 Dy ekipet kanë dalë në nxemje përsëri, pritet vetëm orari i fillimit të ndeshjes, ndërsa punëtorët e fushës po mundohen të largojnë ujin nga terreni.

14384077_10157518022115370_670717053_n

Ora 17: 20 Kanë pushuar reshjet e rrëmbyeshme mbi kryeqytet, por nuk ka ende vendim për fillimin apo jo të ndeshjes.

Ora 17:15 Gjyqtari Lorenc Jemini del në fushë për të realizuar provën e rifillimit të ndeshjes, në pjesë të ndryshme të terrenit që është kthyer në një moçal.

14408963_1101305263240007_415515392_n

Ora 17: 00 Shtyhet fillimi i ndeshjes në Tiranë, për shkak të një rrebeshi shiu mbi kryeqytetet. Terreni është i mbuluar nga uji dhe dy skuadrat kanë mbetur në dhomat e zhveshjeve.

14384007_1101297919907408_927671820_n

Në tribuna janë vetëm tifozët e zjarrtë të Tiranës, të cilët kanë vazhduar koret e tyre në mbështetje të bardhebluve.

14371777_1101297916574075_1874642806_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"