VIDEO/ Tifozët e Junajtid e teprojnë, sulmojnë shtëpinë e zyrtarit të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 9:37

VIDEO/ Tifozët e Junajtid e teprojnë, sulmojnë shtëpinë e zyrtarit të klubit

Situata te Mançester Junajtid nuk ka qenë aspak e mirë këtë sezon, kjo pasi rezultatet e skuadrës kanë pasur shumë luhatje dhe loja ka lënë për të dëshiruar.

fffff

Këtë herë tifozët e skuadrës angleze inatin nuk e kanë nxjerrë me kore, por e kanë ekzagjeruar duke sulmuar shtëpinë e drejtorit ekzekutiv Ed Uduard, ngjarje që nuk është marrë kaq lehtë nga klubi.

ed woodward

Një grup huliganësh mbrëmjen e djeshme, kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të banesës së drejtorit të Junajtid. Videoja është filmuar nga fansat dhe është hedhur në rrjetet sociale, duke u shpërndarë edhe më gjerë.

“Ed Uduard do të vdesë”, shkruhej në video. Forcat policore kanë shkuar me shpejtësi në shtëpinë e zyrtarit të klubit dhe tashmë kanë nisur hetimet. Edhe klubi ka dalë në një deklaratë për mediat, teksa dënon këto akte dhune.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"