VIDEO/ Tension në fundin e Vllaznia-Partizani, shihni momentin si arbitri Lata goditet me shishe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 14:08


VIDEO/ Tension në fundin e Vllaznia-Partizani, shihni momentin si arbitri Lata goditet me shishe

Ndeshja Vllaznia-Partizani pritej të ishte një sfidë e luftuar nga minuta e parë deri në fundin e saj.

ARBITRI GODITET

Në takimin e përfunduar me fitoren minimale 1-0 të shkodranëve, situata është tensionuar në fund, më ekzaktësisht në minutën e 90′ ku janë hedhur 2-3 shishe nga tribuna në drejtim të arbitrit Lata.

Kjo për shkak se tifozët revoltohen për një faull të padhënë nga kryesori në favor të Hoxhajt.

Dueli i radhës në kampionat për Vllazninë është në shtëpi ndaj Skënderbeut, ndërsa Partizani do të presë Dinamon në derbin e kryeqytetit.

PANORAMASPORT.AL