VIDEO/ Të pajisur me thika e shkopinj, përleshje masive midis tifozëve të Lacios e Marsejes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2018 | 21:05

VIDEO/ Të pajisur me thika e shkopinj, përleshje masive midis tifozëve të Lacios e Marsejes

Po luhet ndeshja midis skuadrës së Marsejës dhe Lacios në kuadër të Uefa Europa Ligës, dhe kjo sfidë ka që ditën e djeshme që nuk ka lënë një shije të mirë futboll. Përleshjet midis tifozëve kanë qenë të shumta madje ku ka pasur edhe të plagosur.

marseille

Edhe sot para sfidës, një përleshje masive ka filluar midis fansave të ekipit italian dhe atij francez. Sipas dëshmitarëve tifozët italianë kanë qenë të pajisur me shkopinj dhe me thika, por përleshja nuk ka zgjatur shumë. Policia ndërhyri dhe shpërndau turmat me gaz lotsjellës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"