VIDEO/ Te Kukësi ndihen të vjedhur ndaj Bylisit, verilindorët postojnë pamjet: Çfarë duhet tjetër për t’u dhënë penallti?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2021 | 9:28

VIDEO/ Te Kukësi ndihen të vjedhur ndaj Bylisit, verilindorët postojnë pamjet: Çfarë duhet tjetër për t’u dhënë penallti?!

Kukësi u mposht ditën e djeshme nga Bylisi, në një ndeshje ku përsëri nuk munguan polemikat, me ekipin verilindor që ka pretendime për një penallti.

pjimage (16)

Bëhet fjalë për një rast në minutat të fundit të ndeshjes, ku lojtari i Bylisit, Antoni Beji bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Kotobellit, me këtë të fundit që bie në zonë, por arbitri Andi Koçi vazhdoi ndeshjen, duke mos akorduar 11-metërsh.

Shumë të irrituar janë shfaqur verilindorët për këtë rast, teksa këtë e tregojnë edhe në faqen e klubit, ku postojnë pamjet dhe shkruajnë: “Edhe sa? Çfarë kriteri tjetër duhet të ketë një penallti që të jepet për Kukësin?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"