VIDEO/ Tani bëhet e modës, Pol Pogba largon nga tavolina shishen e birrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 11:56

VIDEO/ Tani bëhet e modës, Pol Pogba largon nga tavolina shishen e birrës

Pas Kristiano Ronaldos, së fundmi ka qenë radha e Pol Pogba, për të larguar sponsorin nga tavolina gjatë konferencës.

POGBAA

Mesfushori i Francës, pas ndeshjes me Gjermaninë, doli në konferencë, pasi u zgjodh lojtar i ndeshjes. Pogba para se të fillonte të fliste, hoqi nga tavolina birrën “Heineken”.

E çuditshme në fakt kjo që po ndodh me futbollistët në Euro 2020, ku Pogba dhe Ronaldo zgjedhin të heqin sponsorin nga tavolina, ndërkohë që po ky është burimi i të ardhurave të tyre.

Për Pogbanë gjithçka lidhet me fenë, pasi si mysliman që është, nuk i lejohet alkooli dhe për këtë arsye vendosi që ta heqë birrën. Të njëjtën gjë pak vite më parë ka bërë edhe Mesut Ozil, i cili nuk pranoi që të reklamonte një pije alkoolike te Gjermania.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"