VIDEO/ Takim special për tifozin e vogël të Interit, shpërthen në lot kur e përqafon Asllani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 15:25

VIDEO/ Takim special për tifozin e vogël të Interit, shpërthen në lot kur e përqafon Asllani

Pak muaj më parë, videoja e tifozit të vogël të Interit, Riki , u bë virale në rrjete sociale. Ai këndonte me sa kishte zë korin që i kushtohej në stadium mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani. Dhe tanimë, për tifozin e vogël interist, erdhi momenti që të takonte idhullin e tij.

MixCollage-08-Mar-2024-03-24-PM-3671

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga familjarët e tij, shfaqet takimi mes Rikit dhe Asllanit. Djaloshi i vogël mbetet i shtangur sapo sheh mesfushorin dhe pastaj shpërthen në lot gëzimi teksa ky i fundit e përqafon me shumë përzemërsi.

Nuk mund të mungonte përsëri kori kushtuar futbollistit shqiptar, ashtu si edhe një fanellë kujtim nga mesfushori i zikaltërve, për një takim me të vërtetë special.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"