VIDEO/ Superiorja më afër se kurrë, tifozët surprizojnë Egnatian. Ndalojnë autobusin e skuadrës dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 19:30

VIDEO/ Superiorja më afër se kurrë, tifozët surprizojnë Egnatian. Ndalojnë autobusin e skuadrës dhe…

Egnatia mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Tomorin, duke u shkëputur me 7 pikë diferencë në krye, nga ndjekësit.

egnatia

Me këtë rezultat të skuadrës, tashmë Superiorja për Egnatian është më afër se kurrë. Kjo ecuri dhe arritje e skuadrës, ka shtuar entuziazmin edhe te tifozët. Këta të fundit të lumtur nga fitorja e skuadrës së tyre, të grumbulluar me njëri-tjetrin kanë ndalur autobusin e ekipit dhe kanë kënduar në kor për ta.

Mjaft të emocionuar janë tifozët rrogozhinas, të cilët tashmë kanë filluar të ëndërrojnë për skuadrën e tyre në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"