VIDEO/ Supergoli nga goditja e dënimit, faqja e famshme me 24 milionë ndjekës i bënë reklamë… Endri Çekiçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 18:53

VIDEO/ Supergoli nga goditja e dënimit, faqja e famshme me 24 milionë ndjekës i bënë reklamë… Endri Çekiçit

Endri Çekiçi është duke kaluar një formë të shkëlqyer me skuadrën e Olimpja Ljubjanës në kampionatin slloven. Pogradecari realizoi 2 gola fundjavën e shkuar, teksa i pari ishte një kryevepër!

Cekici

Falë një perle nga goditja e dënimit, me të djathtën, Çekiçi shtangu portierin kundërshtar, teksa topi mori një trajektore të çuditshme dhe përfundoi në rrjetë.

Cekici222

Një realizim i shkëlqyer teksa goli i futbollistit shqiptar është shpërndarë dhe nga faqja e famshme sportive “433”, e cila numëron plot 24 milionë ndjekës. Një reklamë mjaft e madhe për futbollistin 22-vjeçar, i cili pavarësisht formës të shkëlqyer që po kalon, nuk ka arritur të bindë ende trajnerin Edi Reja, për t’i besuar një vend në Kombëtaren kuqezi.


View this post on Instagram

So. Much. Swazz. ?? @prvaligasi

A post shared by 433 (@433) on


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"