VIDEO/ Supergoli i Kryeziut nuk i mjafton Laçit, një penallti në fund i jep pikë Teutës në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 0:08

VIDEO/ Supergoli i Kryeziut nuk i mjafton Laçit, një penallti në fund i jep pikë Teutës në transfertë

Laçi dhe Teuta kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të javës së 21-të të Superiores, me barazimin 1-1.

bandicam 2024-01-28 15-26-38-570

Sfida nisi mjaft mirë për kurbinasit, të cilët gjetën rrjetën falë një supergoli të Kryeziut në minutën e 24’.

Të dyja skuadrat punuan shumë për të gjetur golin që i duhej, i cili erdhi në minutën e 86’ nga Peposhi falë një penalltie, me të dyja skuadrat që u mjaftuan me një pikë.

Kështu Laçi vazhdon të qëndrojë në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Teuta në vendin e fundit me 18 pikë.

REZULTATI

LAÇI – TEUTA 1-1

Kryeziu 24′ / Peposhi (P) 86′

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet sfida në barazim!

90+2′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Daci dhe në vendin e tij futet Nikqi.

90+1′ Daci ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

87′ Dy zëvendësime te Laçi. Largohen Sobouejll dhe Kryeziu, në venden e tyre futen salihu dhe Manellari.

86′ GOOOL TEUTA 1-1/ Peposhi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

84′ Penallti për Teutën. Një prekje e topit me dorë në zonë nga Tresa i jep mundësinë e barazimit durrsakëve. (VIDEO)

80′ Qato ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

71′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Kruja dhe në vendin e tij futet Daja.

70′ Kryeziu provon me një gjuajtje nga distanca, por Vata arrin ta ndalë. (VIDEO)

63′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Melo dhe në vendin e tij futet Barjamaj.

62′ Tre zëvendësime te Teuta. Largohen Faust, Çyrbja dhe Arifi. Në vendet e tyre Fili, Gjinollari dhe Qaqi.

58′ Jazxhi provon me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

54′ Çyrbja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

46′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Mjaki dhe në vendin e tij futet Kurti.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Laçit.

45+3′ Çfarë rasti shpërdoron Sobouale. Gabim i mbrojtjes durrsake dhe sulmuesi i Laçit përfiton dhe shkon drejt portës durrsake. Anglezi gabon në fund, pasi tenativën e tij për të shërbyer për Ujkën e kupton portieri Vata, i cili kontrollon topin. (VIDEO)

45+2′ Lloci gjuan një goditje dënimi, por finalizimi është i gabuar. Pa rrezik për portën e Laçit.

45′ Akordohen tre minuta shtesë

45′ Tresa ndëshkohet me karton të verdhë.

43′ Dajsinani i mohon golin Teutës. Kruja nga mesfusha kroson në zonë, Daci godet me kokë por portieri i Laçit largon rrezikun. (VIDEO)

40′ Gjyqtari pret përgjigjen e VAR-it që verifikon një moment të dyshimtë në zonën durrsake. Nuk ka ka penallti.

38′ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës me Vllazninë.

34′ Prodani nga e majata e sulmit kroson në zonë, Tresa gjuan me kokë, por topi përfundon mbi traun e portës. (VIDEO)

24’ GOOOL LAÇI 1-0/ Sobouale nga e majta e sulmit shërben për Kryeziun, i cili nga jashtë zonës shënon një gol të bukur dhe 1-0 për Laçin. (VIDEO)

7′ Peposhi gjuan nga distanca, por topi del jashtë (VIDEO)

1′ Nis takimi, por era që po frym në Laç pritet të bëhet pengesë për mbarëvajtjen e sfidës.

FORAMACIONET ZYRTARE

LAÇI – TEUTA

Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Paulo Zhunior, Prodani, Kryeziu, Qato, Tresa, Ujka, Melo, Sobouejll. Trajner: Mirel Josa

Teuta: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Peposhi, Arifi,  Lloci, Faust, Çyrbja, Daci. Trajner: Edi Martini

formacion

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"